75 Mall Live Search
18:38 / E Mërkurë, 06 Prill 2022 / LB

Asgjë e re/Kolona kilometërshe në rrugën Prishtinë – Podujevë

Kolona të gjata janë krijuar si rëndom në rrugën Prishtinë- Podujevë. Edhe pse nuk është raportuar për ndonjë aksident, tashme është bërë e zakonshme që në këtë rrugë të krijohen kolona të gjata, për shkak se është ndër rrugët më të ngarkuara në vend.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para zgjedhjeve lokale, iu kishte premtuar llapjanëve gjatë fushatës për zgjedhje lokale se me Shpejtim Bulliqin kryetar, zgjerimi i rrugës do të përfundoj brenda këtij viti.

Deputetë të kësaj zone kanë kritikuar ministrinë e Infrastrukturës për vonesën në kryerën e punimeve në këtë rrugë.