Asgjë koronavirusi, çka po ju bën Arsenali tifozëve të saj

Skuadra e Arsenal ka dështuar të shënoj fitore kundër Brighton në javën e 30-të të Premier Ligës.
Londinezët pësuan humbje 2:1 ndaj ekipit që po lufton për mbijetesë, transmeton Indeksonline.
Golat për Brighton i shënoi Dunk në minutën e 75-të dhe Maupay në të 95-tën, kurse për Arsenalin shënoi Pepe në minutën e 68-të.
Me këtë humbje, Arsenali ia zbehë mundësit vetës që të kualifikohet në gara evropiane.
Ata gjenden në pozitën e 9-të me 40 pikë, një më pak se Burnley e Crystal Palacen që janë në pozitat 10 dhe 11./Indeksonline/