75 Mall Live Search
21:56 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / H F

Asgjë më e rëndësishme se UÇK-ja: Hajdari nuk e hap fushatën sepse do të udhëtojë për Hagë

Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari, nuk do ta hapë fushatën me 13 shtator, sepse do të udhëtojë për në Hagë për të marrë pjesë në protestën që organizohet me 14 shtator në mbrojtje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Kështu ka bërë të ditur vetë Hajdari nëpërmjet një videomesazhi të shpërndarë në rrjetin e tij social, Facebook.

“Liria e Presidentit Thaçi, kryetarëve Krasniqi e Veseli dhe deputetit Selimi është më e rëndësishme se gjithçka tjetër” ka thënë ndër të tjera Hajdari.

Përndryshe 13 shtatori është data zyrtare e fillimit të periudhës së fushatës zgjedhore. Në të gjitha komunat partitë politike i bëjnë tubimet hapëse me 13 shtator, duke përfshirë edhe kundërshtarët e Hajdarit në Drenas.

Vetë Hajdari do ta bëjë hapjen e fushatës pas kthimit nga Haga.