Asgjë mirë nuk po i shkon, Philippe Coutinho i nënshtrohet një operacioni

Mesfushori i Bayern Munich, Philippe Coutinho i është nënshtruar një operacioni në këmbën e tij të djathtë.
Besohet që pas këtij operimi futbollistit do t’i duhen të paktën dy javë për rikuperim, transmeton IndeksOnline.
Klubi gjerman tregoi që operimi i futbolistit ka shkuar me sukses.
Futbollisti aktualisht është në formë huazimi te Bayerni nga Barcelona dhe ka shënuar 8 gola në 22 paraqitje me gjermanët./IndeksOnline/.