75 Mall Live Search
08:56 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Asgjë s’ po ecën mirë tek Arsenali, përplasje në stërvitje para ndeshjes së Europa League

Mesut Ozil ose Unai Emery, njëri prej tyre do të largohet nga Arsenali sa më shpejt që të jetë e mundur.

Është duke u ndier që stadiumi “Emirates” nuk është aq i madh sa për t’i mbajtur të dytë.

Kësaj i shtohet fakti i një përplasjeje verbale në  seancën e fundit stërvitore, shkruan Indeksonline.

Trajneri spanjoll dhe mesfushori turko-gjerman kanë debatuar ashpër në fillim të stërvitjeve para ndeshjes së Europa League.

Në video shihet dyshja të nervozuar duke folur në mes vete.

Më e keqja është edhe reagimi i Ozilit më pas në rrjetet sociale, ku me një fotografi duke qeshur thotë “Ju më bëni të qesh”.

Kjo lë të nënkuptohet se ish-kampioni i Botës i është drejtuar me këto fjalë trajnerit të tij. /IndeksOnline/