Asgjë për t’u shqetësuar, bankës në Lipjan ju ndezë alarmi por nuk ishte sulmuar

Sonte Policia e Kosovës në Lipjan u pa duke intervenuar afër një banke.
Indeksonline kontaktoj me Komandantin e Stacionit në Lipjan, Bashkim Bytyqi në lidhje me këtë ngjarje.
Ai u shprehë se nuk pati sulm, por vetëm bankës i ishte ndezur alarmi dhe policia reagoj për këtë arsye.
“Njësitë policore kanë reaguar pasi që është aktivizuar një alarm, mirëpo nuk ka pas asgjë, vetëm një alarm i aktivizuar. Policia është përgjigjë në rast të alarmit!”, u shprehë ai. /Indeksonline/