75 Mall Live Search
10:59 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Asgjë s’po kalon në Kuvendin e Kosovës, dështojnë dy projektrezoluta

Pas dështimit për t’u votuar Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së dhe atij për rimëkëmbje rkonomike, kanë dështuar edhe dy projektrezoluta, raporton IndeksOnline.

Bëhet fjalë për Projektrezolutën nga raportimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës,  Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, si dhe Votimi i Propozimrezolutës nga interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë të tjerë nga Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës, 

Kjo pasi që në të dyja rastet vetëm 26 deputetë votuan për. E të tjerët nuk morën pjesë në votim. /IndeksOnline/