75 Mall Live Search
19:13 / E Shtunë, 10 Gusht 2024 / Gj. Sh

Asgjësohen mbi 900 bimë kanabisi në një fshat të Klinës (PAMJE)

IndeksOnline mëson se me urdhër të Prokurorisë së Pejës, sot është kryer një operacion nga policia.

Ne fshatin Perqevë te Klinës është zbuluar një zonë me rreth 960 bimë kanabisi.

Deri tash është arrestuar një person, dhe 5 të tjerë janë në kërkim- në arrati, tha prokurori Ersan Qavolli.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se mbrëmë ka pasur të shtëna me armë zjarri mes policisë dhe personave të dyshuar.