75 Mall Live Search
19:32 / E Premte, 30 Gusht 2024 / FR

ASHAK përmbyll muajin gusht me 315 mijë dokumente të digjitalizuara

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka bërë të ditur se muajin gusht të këtij viti janë digjitalizuar 315 mijë dokumente.

ASHAK, ka njoftuar se ka punuar në dizajnimin e përmbajtjes së sistemit për menaxhim dhe shfrytëzimin online të arkivave.

“Transformimi i sistemit të menaxhimit gjithëpërfshirës të arkivave në po bëhet duke (i) planifikuar dhe konsoliduar burimet e mjaftueshme njerëzore (ii) investimeve në infrastruktirën digjitale, (iii) investimeve në infrastrukturën fizike sipas standardeve ndërkombëtare (iiii) reformimit të kornizës ligjore dhe asaj strategjike përmes hartimit të akteve nënligjore që derivojnë nga Ligji për Arkivat dhe Strategjisë Shtetërore për Arkivat si dokumenti kyç që përmbledhë objektivat dhe masat e gjera ndërinstitucionale për të administruar materialin arkivor në gjithë zingjirin e rrjetit arkivor”, thuhet në njoftimin e ASHAK./Indeksonline/