Ashley si “top” por ëndrra e shumë meshkujve!
Ashley Graham është njëra nga modelet më të njohura me peshë më të madhe.
Ajo për shumë kohë ishte refuzuar nga agjencitë e modelimit për shkak të peshës, por Ashley theu tabun duke u bërë njëra nga modelet e para “plus size”.

Së fundi, ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj në “Instagram” ku ekspozon asetet e saj trupore, të cilat janë goxha të majme.
Ndryshe, Ashley merret edhe si model nga shumë femra, për ta dashur trupin dhe veten ashtu sic je./Indeksonline/