14:31 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / LB

ASHNA ka një njoftim të rëndësishëm për përdorimin e sistemit navigacional të aterrimit

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka njoftuar se është vënë në përdor sistemin navigacional të aterrimit ILS/DME për pistën 35.

“Ky sistem ngrit nivelin e aterrimit nga ai jo-preciz në aterrim preciz, duke i mundësuar fluturakes të dhëna horizontale dhe vertikale në raport me pozitën e aterrimit, përdorimin e pistës 35 në dukshmëri të ulët dhe shkurtimin e trajektoreve të fluturimit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ASHNA.

Njoftimi i plotë:

Vihet në funksion ILS/DME për pistën 35

ASHNA vë në përdorim sistemin navigacional të aterrimit ILS/DME për pistën 35.

Ky sistem ngrit nivelin e aterrimit nga ai jo-preciz në aterrim preciz, duke i mundësuar fluturakes të dhëna horizontale dhe vertikale në raport me pozitën e aterrimit, përdorimin e pistës 35 në dukshmëri të ulët dhe shkurtimin e trajektoreve të fluturimit.

ILS/DME për pistën 35 ndikon drejtpërdrejt edhe në kursim të karburanteve dhe zvogëlim të emetimit të CO2. Funksionimi i këtij sistemi është i ndërlidhur me procedurat “Performance Based Navigation “.