17:33 / E Diele, 21 Prill 2024 / S Z

Ashton flet për dialogun: Pahor, lojtar i rëndësishëm se çfarë do ndodhë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Ish-përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, po vlerëson se nëse Borut Pahor, është një lojtar i rëndësishëm nëse merr drejtimin e ndërmjetësit të dialogut.

Sipas saj, ka një rol të veçantë në atë se çfarë vendoset mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

”Kam respektin më të madh për Pahorin. Ai ka bërë një punë të rëndësishme. Çfarëdo që të vendoset, ai është një lojtar i rëndësishëm në atë që do të ndodhë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, thotë baronesha Ashton.

Tutje ajo për kosovo-online, u shpreh se mbi vendimin se kush do ta pasojë Lajçakun, i takon të vendos vetëm Bashkimit Europian.

”Unë vij nga një vend që nuk është më në BE dhe nuk mund të ndërhyjë në atë diskutim. I takon Unionit të vendosë se kush do të zëvendësojë Lajçakun”.