Ashton Kutcher dhe Mila Kunis flasin për shkollimin në shtëpi të fëmijëve të tyre

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis kanë folur për jetën e tyre në karantinë!
Çifti ishin mysafirë në The Tonight Show me Jimmy Fallon të hënën (4 maj) dhe ata biseduan për shkollimin në shtëpi të dy fëmijëve të tyre – Wyatt , 5, dhe Dimitri , 3.
“E vetmja gjë që bëmë ne që mendoj se është një veprim i mirë është që ne kemi regjistruar miqtë tanë për të bërë si 20 minuta seanca zoom me fëmijët tanë.Nga bërja e aranzhimeve të luleve, tek arkitektura, deri tek gjithçka. Kështu që kjo na jep 20 minuta mos prindërim dhe gjithashtu lejon që fëmijët tanë të kenë një lloj tjetër ndërveprimi, ” tha Mila .
Ashton shtoi, “Ai funksionon shumë mirë me njerëz që janë beqarë, ata janë në shtëpi, ata janë vetëm, ata nuk kanë asgjë për të bërë, ata nuk kanë fëmijë që të ndjekin tërë ditën, kështu që ata kanë lirë 20 minuta, 30 minuta dhe fëmijët thjesht përfshihen në atë. “
“Ne kemi bërë një mësim të arkitekturës, kemi bërë një mësim të riciklueshëm të energjisë, kemi gatuar, kemi bërë aranzhime lulesh për një,” shtoi ai./Indeksonline/