75 Mall Live Search
17:08 / E Mërkurë, 24 Korrik 2024 / Gj. Sh

Ashtu si në ”Euro2024”, Spanja shkëlqen edhe në Lojërat Olimpike, merr fitoren e parë

Spnaja i ka nisur me fitore Lojërat Olimpike ”Paris 2024”.

Skuadra olimpike spanjolle, në ndeshjen e parë shënoi fitore ndaj Uzbekistanit, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Spanja kaloi e para në epërsi me golin e Marc Pubill, në minutën e 29-të.

Uzbekistani e barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë, me golin e Eldor Shomurodov, i cili u tregua i sakt nga penalltia në 45+3.

Sergio Gomez riktheu epërsinë e Kampionëve Evropian, i cili shënoi në minutën e 62-të./IndeksOnline/