75 Mall Live Search
21:22 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Asim Gashi po feston ditëlindjen, merr këtë dhuratë nga vajza e tij

Kënëgtari i njohur dhe mjaft i dashur për publikun, Asim Gashi ka festuar sot ditëlindjen, e me këtë rast nuk kanë munguar as befasitë dhe urimet nga familjarët dhe miqtë e tij.

Një surprizë të këndshme këngëtari e ka marr edhe nga vajza e tij, Parsa e cila i ka dhuruar një torte, shkruan Indeksonline.

“Faleminderit princesha ime, dhurata nga Parsa. Faleminderit shume miq per urimet, qofshi te lumtur e te uruar gjithherë. Respekte nga une Asim Gashi” ka shkruar këngëtari në mbishkrimin e imazhit.

Ndryshe, Asimi po vazhdon të jetë aktiv me projekte të ndryshme muzikore./Indeksonline/