75 Mall Live Search
18:29 / E Shtunë, 01 Qershor 2024 / MSH

Asim Gashi po shpërblen fansat besnikë, nesër lanson albumin

Këngëtari i mirënjohur, Asim Gashi, ka njoftuar se nesër do të publikojë albumin “Unplugged 4”.

Njoftimin e ka bërë të ditur vet këngëtari, raporton Indeksonline.

Pas një pune të gjatë dhe të palodhshme, ai ka falënderuar të gjithë kontribuesit në këtë album, përfshirë producentin, muzikantët në kitarë, violinë, klarinet e çifteli.

“Faleminderit gjithë publikut tim që më dëgjoni me vite të tëra” ka thënë Gashi.

Duke shpresuar që publiku të shijojë këtë album për të cilin ka punuar shumë, Gashi publikoi edhe një “teaser” në Facebook.