Asim Gashi takon ushtarin zviceran dhe këndojnë bashkë për Adem Jasharin
Ushtarët zviceranë me origjinë shqiptare me krenari e bartin uniformën e ushtrisë zvicerane.
Mirëpo, kjo krenari e tyre plotësohet edhe me kujtimet për kombin shqiptar.
Ushtari me uniformën zvicerane, që këndonte këngën për komandatit legjendar Adem Jashari, tashmë është një figurë e njohur dhe shumë e dashur për popullin tonë, të interpretuar nga Asim Gashi.
Ndërsa sot, pikërisht ky ushtar dhe këngëtari Asim Gashi janë takuar, dhe kanë bërë edhe një video të postuar në Facebook, teksa shihen duke kënduar këngën tashmë të famshme për Adem Jasharin./Indeksonline/