Asist nga Jorginho, Havertz shënon golin e dytë për Arsenalin

Skuadra e Arsenalit ka shënuar golin e dytë në ndeshjen ndaj Brightonit, e vlefshme për javën e 32-të në Premier League.
Golin për 0:2 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Gjermanisë, Kai Havertz, shkruan Indeksonline
Havertz shënoi golin e dytë për “Topçinjtë” pasi mori një asist të bukur nga mefushori Jorginho.
Kujtojmë që golin e parë në këtë ndeshje e shënoi, Bukayo Saka në minutën e 33’të./Indeksonline/