75 Mall Live Search
16:43 / E Shtunë, 15 Nëntor 2025 / G T

Asistenti i Fodës zbulon gjithçka për rastin e Donis Avdijaj: Ne donim ta ftonim, por FFK-ja jo…!

Asistenti i Franco Fodas, Robert Ibertsberger ka dhënë një intervistë për “sportbusinessmagazin”, ku foli për sulmuesin Donis Avdijaj.

Ai tha se Donis Avdijaj ishte si opsion për t’u ftuar nga trajneri Franco Foda, por Federata e Futbollit të Kosovës refuzoi për një gjë të tillë, shkruan Indeksonline

Sipas Ibertsberger, Avdijaj ka bërë disa telashe të mëdha kur ka qenë i ftuar dhe tashmë ia ka mbyllur derën vetës.

“Kjo është një histori tjetër. Ai është i mirë dhe do të ishte një opsion në parim, por për fat të keq, ka lënë shumë rrëmujë pas. Ai ka luajtur gjashtë ndeshje për ekipin kombëtar, por gjatë kësaj periudhe i mungonte disiplina. Ai ia ka mbyllur derën vetes. Ne donim ta ftonim, por federata i ka dhënë fund kësaj”, u shpreh asistenti i Fodas.

29-vjeçari tashmë është duke luajtur te skuadra e Wolsberger në Bundesliga të Austrisë./Indeksonline/