75 Mall Live Search
14:38 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 / G T

Asistenti i Murat Yakinit largohet nga Kombëtarja e Zvicrës, gjen punë të re

Giorgio Contini është larguar përfundimisht nga Kombëtarja e Zvcirës.

Contini e ka lënë punën e asistent trajnerit te “helvetikët”, duke nënshkruar kontratën me ekipin zviceran, Young Boys, shkruan Indeksonline

50-vjeçari ishte emëruar asistent i Murat Yakinit para ndeshjeve të Euros 2024.

Më parë, Contini ishte trajner te skuadrat, si: Grasshoppers, Lausanne-Sport, St Gallen dhe Vaduz./Indeksonline/