75 Mall Live Search
10:31 / E Enjte, 06 Mars 2025 / AR

Asistenti personal i Justin Bieberit jep dorëheqjen, por pse?

Mateo Caldas asistenti personal prej kohësh i Justin Bieber, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij për t’u fokusuar në karrierën e aktrimit. Caldas ka punuar me Bieberin dhe gruan e tij Hailey që prej vitit 2018.

Mediat e huaja bëjnë me dije se dorëheqja e tij është pjesë e një ndryshimi më të gjerë brenda ekipit të Bieberit. Ekipi i tij ka kaluar një ndryshim, me ndarjen e tij nga ish-menaxheri Scooter Braum dhe kompania e menaxherit financiar Lou Taylor, TriStar.

Raportet bëjnë me dije se Bieber ndihej i tradhtuar nga TriStar për keqmenaxhim financiar. Megjithatë, kompania ka mohuar çdo shkelje. Që atëherë ai ka punësuar Edward White, i cili gjithashtu ka menaxhuar financat e Johnny Depp.

Një raport në Page Six deklaroi se rrethi i brendshëm i Bieber është gjithashtu më i vogël.