75 Mall Live Search
21:29 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Asistenti “shti” te Mourinho, reagimi i portugezit bëhet viral në rrjetet sociale

Tottenham ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 25-të të Premierligës.

Një moment interesant i sfidës ka marrë vëmendje në rrjetet sociale.

Asistenti i Mourinhos, Joao Sacramento i tregoi portugezit se Sterling ka një karton të kuq dhe trajneri menjëherë shkoi për protesta te gjyqtari.

Veprimi i tij ishte shumë interesant, pasi që fillimisht ai dukej shumë i qetë derisa ia kumtoi lajmin asistenti i tij. /IndeskOnline/