Asistim magjik dhe supergol nga Messi, shënon edhe Suarez (VIDEO)

Ish dyjshja e Barcelonës, Lionel Messi e Luis Suarez po shkëlqejnë te skuadra amerikane Inter Miami.
Sulmuesi argjentinas ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim në fitoren 3-2 ndaj Sporting Kansas Cityt, derisa Suarez ka shënuar një gol, shkruan IndeksOnline.
Messi fillimisht asistoi te goli i barazimit 1-1 për Gomez, e pastaj i dha epërsinë Inter Miamit në minutën e 51-të.
Derisa Luis Suarez shënoi golin që vulosi fitoren, në minutën e 71-të.
Suarez ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tre asistime këtë sezon, kurse Messi pesë gola e dy asisitime.
Me këtë fitore, Inter Miami merr kreun e tabelës të Konferencës Lindore në MLS, me 15 pikë./IndeksOnline/