75 Mall Live Search
20:59 / E Diele, 02 Maj 2021 / A. A

Asistim mjeshtëror nga Aurier, Bale shënon për Tottenhamin

Tottenhami ka kaluar në epërsi kundër Sheffield United përmes Gareth Bale.

Uellsiani shfrytëzoi një asistim të mrekullueshëm të Serge Aurier për të realizuar golin e 6-të sezonal në Premier Ligë.

Pas largimit të Jose Mourinhos, Bale ka më tepër hapësirë me trajnerin Ryan Mason.

Kujtojmë se mesfushori është i huazuar deri në fund të këtij sezoni nga Real Madridi.

/Indeksonline/