08:51 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

ASK mban konferencën për Javën e Regjistrimit të Popullsisë 2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në kuadër të përgatitjeve për realizimin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në vitin 2021 organizon konferencën e me temë “Java e Regjistrimit të Popullsisë 2021”.

Gjatë kësaj konference pesëditore do të ketë punëtori, veç e veç, me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme vendore e ndërkombëtare, siç janë: institucionet publike, komunat, institucionet ndërkombëtare, akademinë, universitetet dhe institutet hulumtuese, OJQ-të, shoqëria civile, komunitetet fetare dhe religjioze.