75 Mall Live Search
14:29 / E Hënë, 06 Nëntor 2017 / indeksADMonline

ASK: Në vitin 2016 prodhimet bimore u rritën për 17.5 përqind

Në vitin 2016 prodhimet bimore kanë shënuar rritje për 17.5 përqind, krahasuar me vitin 2015. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), rritja ka ndodhur për shkak se kultivimi i perimeve dhe bimëve foragjere ka shënuar rritje.

Po ashtu , sipas këtyre të dhënave edhe  prodhimet blegtorale kanë shënuar rritje për 8.4 përqind në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015. Rritja mund të shpjegohet me rritjen e vlerës së blegtorisë.

”Prandaj, prodhimet bimore dhe blegtorale gjithsej janë rritur me 13.5% në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015. Ndërsa, konsumi i ndërmjetëm gjithsej ka shënuar rritje për 7.4% në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015”, thuhet në raportin e ASK-së./