22:55 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

ASK nis përgatitjet për regjistrim të popullsisë

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë pritet të nisë në prill të vitit 2021, një dekadë pas regjistrimit të fundit të vitit 2011. Zyrtarë të ASK-së thonë se përgatitjet kanë filluar në vitin e kaluar por tani po shkojnë duke u intensifikuar.

Javën që vjen ASK organizon konferencën ‘Java e regjistrimit të popullsisë 2021’ ku për pesë ditë me radhë do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve e prifesionist të fushës.

“Konferenca që do të mbahet ‘Java e regjistrimit të popullsisë 2021’ ka ftuar fokus grupet, kryesisht do të flitet buxhetin, mënyrën e financimit, do të flitet për metodat e aplikimit në regjistrimin e popullsisë”  tha Hazbije Qeriqi, zyrtare për medie në ASK.

Për regjistrimin e popullsisë të vitit 2011 në vazhdimësi ka pasur vërejtje e debate të shumta. Kësaj radhe të dhënat do të mblidhen me tablet e kjo do të përshpejtoj përpunimin e tyre.