Askush mbi ligjin dhe rregullat, Gjermania ia ndalon futjen në stadium edhe Joachim Lowit

Të shtunën do të rifillojë Bundeslida Gjermane pas thuajse 3 muaj pezullimi për shkak të koronavirusit.
Ndeshjet do të luhen pa tifozë dhe me një sërë masash të reja.
I pranishëm në stadium nuk është lejuar të jetë as selektori i Gjermanisë, Joachim Low.
Selektori raportohet se kishte kërkuar leje, por që e njëjta është refuzuar.
Kampionati Evropian në futboll është shtyer për vitin e ardhshëm./Indeksonline/