75 Mall Live Search
10:54 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / G T

“Askush nuk besoi”, Kvaratskhelia për kualifikimin e Gjeorgjisë: Thanë që ne s’kemi shanse!

Kombëtarja e Gjeorgjisë mbrëmë mposhti 2:0 Portugalinë dhe siguroi kualifikimin tutje në Euro 2024.

Njeriu i ndeshjes ishte sulmuesi i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, i cili pas ndeshjes tregoi se askush nuk besoi në këtë kualifikim, shkruan Indeksonline

“Ata nuk na besuan. Ata thanë që Gjeorgjia nuk ka asnjë shans. Të gjithë e thanë këtë. Por, unë iu thashë atyre… Që askush nuk i pyeti për këtë gjeorgjianët”, u shpreh Kvara.

Në raundin eliminim/direkt në Euro 2024, Gjeorgjia luan ndaj Spanjës, e cila shihet si favorite për ta fituar titullin./Indeksonline/

Image