Askush nuk e ka nafakën si të Mullerit, ky është goli interesant ndaj Bochumit

Thomas Muller i Bayern Munchenit, lirisht mund të quhet si futbollisti me më shumë nafak në botë.
Sulmuesi gjerman shënoi një gol interesant në ndeshjen ndaj Bochumit, ku i dha epërsinë bavarezëve në minutën e 41-të, shkruan IndeksOnline.
Muller ishte i vetëm me portierin kundërshtar, ku tentoi ta kalonte atë, por edhe pse nuk ia doli me sukses, topi iu kthye përsëri në këmb, dhe më pastaj tentoi të driblonte edhe një mbrojtës, por humbi ekuilibrin dhe vendosi të godas topin në momentin që ishte duke u rrëzuar.
Për fat të mirë porta ishte e boshatisur dhe topi përfundoi në rrjetë./IndeksOnline/