19:55 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Askush nuk i ndalon, qentë endacak krijojnë ‘strehë’ në spitalin e Podujevës!

Prania e qenve endacak është shqetësuese anembanë vendit. Por edhe më keq është gjendja në Podujevë.

Pikërisht në spital, qentë kanë krijuar ‘strehë’ për qëndrim, pasi askush nuk po i ndalon të futen brenda objektit të spitalit në Podujevë.

Në një video të publikuar së fundi në rrjetet sociale shihet se si qentë lëvizin lirshëm hollit të këtij spitali, pa kurrfarë pengese.

Nuk dihet nëse dikush do të përkujdeset që t’i largojë nga objekti i këtij spitali, por prania e këtyre qenve endacak mund të sjellë edhe papastërti të ndryshme aty ku pacientët kërkojnë tretman mjekësor./Indeksonline/