“Askush nuk më donte”, Paul Pogba tregon se si u trajtua pas dënimit: Miqtë e mi u larguan nga unë!

Paul Pogba është rrëfyer kohët e fundit në media, pasi qysh nga janari i viti 2025 do të rikthehet në futbollin aktiv.
Ish-mesfushori i Kombëtares së Francës ishte dënuar vite më parë nga FIFA për shkak të përdorimit të substancave të palejuara në futboll, shkruan Indeksonline
Ai doli në një intervistë për mediat e huaja dhe tregoi se si u trajtua nga miqtë e tij pasi u dënua.
“Pasi mora dënimin, të gjithë po iknin nga unë. Paul Pogba, personi i famshëm – nuk e donin më! Unë isha i ftuar çdo javë në evente të ndryshme, por më pas njerëzit filluan të largoheshin nga unë. Miqtë e mi, e të gjithë gjërat ndryshuan”, u shpreh Pogba
Pogba pritet të rikthehet të luajë futboll sërish dhe premtoi se është i gatshëm dhe në superformë.
“Po ndihem si fëmijë. E ndjej se mund të rikthehem nga zeroja dhe të bëhem sërish i fortë”, vazhdoi më tej Pogba
Nuk dihet se ku do të luajë ish-kampioni i botës – pasi kontratën e fundit e kishte me Juventusin./Indeksonline/