Askush s’po e përmend, mesfushorin e Cagliarit që ka më shumë gola se Dybala, Dzeko e Lautaro

Këtë sezon në Seria A, sulmuesit kanë qenë shumë efektivë. Ronaldo dhe Immobile kanë shënuar nga 30 gola në këtë sezon.
Romelu Lukaku, po ashtu nuk ka qenë keq, ku ka shënuar 21 gola. Befasi është sulmuesi i Sassuolos, Caputo që gjendet në pozitën e katërt dhe ka 18 gola, transmeton Indeksonline.
Por, befasia më e madhe është mesfushori i Cagliarit, Joao Pedro. Braziliani është i pesti në listën e golashënuesve.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/67014612/1200773540.jpg.0.jpg)
Ai ka shënuar 18 gola këtë sezon, duke qenë më efektiv se topsulmuesit si Dzeko, Lautaro Martinez e Dybala.
Mesfushori brazilian ka qenë në topformë dhe është më meritori se pse Cagliari nuk rrezikon rënien nga Seria A.
Pas tij, te Cagliari, lojtari më efektiv është Simeone me 10 gola. Kjo dyshe ka shënuar mbi 50% të golave për skuadren italiane./Indeksonline/