75 Mall Live Search
22:30 / E Premte, 01 Mars 2024 / Gj. Sh

Askush nuk po i frikësohet Bayernit, ndalet edhe nga Freiburg

Bayern Munich kohët e fundit është duke kaluar në një krizë të madhe rezultatetsh.

Skuadra bavareze sonte u ndal në udhëtim te Freiburgu, ku nuk arriti më shumë se një barazim 2-2, shkruan IndeksOnline.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Christian Gunter në minutën e 12-të.

Mathys Tel barazoi shifrat në minutën e 35-të. Me rezultat 1-1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Jamal Musiala i dha epërsinë Bayernit në minutën e 75-të, derisa dymbëdhjet minuta më vonë, Lucas Holer barazoi rezultatin në 2-2.

Bayern Munich renditet në vendin e dytë me 54 pikë, shtatë më pak se Bayer Leverkusen.

Në anën tjetër, Freiburg ndodhet në vendin e nëntë me 30 pikë./IndeksOnline/