19:27 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Askush nuk po qëndron brenda shtëpive, në Tiranë njerëzit po qëndrojnë në vetura

Që nga mëngjesi i hershëm në Shqipëri kanë vazhduar lëkundjet e njëpasnjëshme të tokës.

Tërmetet që goditën Shqipërinë morën jetën e 22 njerëzve deri më tani, përderisa shumë të tjerë janë lënduar dhe shumë njerëz të tjerë po vazhdojnë të kërkohen.

Pjesëtarë të kërkim-shpëtimit dhe njërëz vullnetare po vazhdojnë angazhimin për të gjithë ata që gjenden nën rrënojat e ndërtesave që pësuan dëme si pasojë e tërmeteve.

Vendet më të prekura janë Durrësi dhe Thumana ku edhe janë fokusuar më së shumti ekipet emergjente, shkruan Indeksonline.

Por në gjithë Shqipërinë vazhdon frika për lëkundje të tjera të tokës, kësisoj shumë banorë kanë vendosur që të kalojnë natën jashtë shtëpive dhe banesave.

Në një video të dërguar në Indeksonline shihet se si në Tiranë njerëzit janë vendosur thuajse shumica prej tyre në vetura në vende të hapura, larg ndërtesave të larta në mënyrë që të sigurojnë veten dhe familjarët./Indeksonline/