“Askush s’do pendohet te Real Madridi…”, Kylian Mbappe me premtim të madh: Dua tituj në vitin 2025

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, së fundmi u paraqit në një interviste për Marca-n ku foli për aventurën e tij me klubin spanjoll.
Mbappe u transferua me parametra zero nga PSG-ja gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti, shkruan Indeksonline
Ka shumë kritika që janë adresuar te futbollisti gjatë ndeshjeve me fanellën e Real Madridit, kurse Mbappe thotë: “Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë që kanë nënshkruar me mua. “Në vitin 2025 dua të fitoj tituj, ky është misioni im”, u shpreh Mbappe për Marca-n
Gjatë këtij gjysmësezoni në La Liga, Mbappe ka zhvilluar 16 ndeshje, ka shënuar 10 gola dhe ka bërë dy asiste./Indeksonline/