75 Mall Live Search
08:39 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / G T

Askush s’e kupton! Si Endrick i shpëtoi kartonit të kuq mbrëmë?

Skuadra e Real Madridit shënoi fitore të zorshme mbrëmë ndaj Deportivo Alaves në La Liga me rezultatin 3:2.

Në fundin e ndeshjes, sulmuesi i talentuar Endrick bëri një gjest jo të mirë ndaj kundërshtarit, shkruan Indeksonline

Endrick goditi me gjurin e tij lojtarin kundërshtar në pjesët intime, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha.

Gjyqtari i ndeshjes nuk e pa këtë moment, por as nuk u hetua nga sistemi VAR, por tifozët pyesin se si është e mundur që lojtari brazilian të mos ndëshkohet me kartonin e kuq?!./Indeksonline/