09:22 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Askush si Dua Lipa, e veçantë në stil e në paraqitje!

Këngëtarja nga Kosova, e cila po e pushton gjithë botën me muzikën e saj Dua Lipa, njihet edhe për stilin e saj të veçantë.

Pa dyshim se Dua është këngëtarja shqiptare e momentit në gjithë botën, e cila me talentin e saj dhe këngët që sjell, ka arritur të bënte për vete miliona fansa, shkruan Indeksonline.

Ditëve të sotme, duke gëzuar një famë të tillë, pa dyshim se “vërshohesh” edhe nga ndjekësit nëpër rrjetet sociale.

Aty, Dua Lipa kujdeset që të paraqitet vazhdimisht, duke shkëlqyer në secilën paraqitje që bën.

Njësoj ka bërë edhe së fundmi,  ku shfaqet me një stil mjaft të veçantë dhe një dukje të freskët, duke marrë pëlqimin nga miliona fansa që e ndjekin bukuroshen në çdo hap. /Indeksonline/