Askush si Ibrahimovic, suedezi hyn në histori të Serie A

Zlatan Ibrahimovic ka hyrë në histori të Serie A.
Sulmuesi suedez shënoi golin e vetëm për Milanin në humbjen e mbrëmshne ndaj Udineses me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
Pikërisht ky gol i shënuar nga penallti bëri që Ibrahimovic të hyjë në historinë e Serisë A, pas u bë lojtari më i vjetër që ka shënuar gol në kampionatin italian.
Me 41 vjet, 5 muaj e 15 ditë mbi shpinë, Ibra theu rekordin që mbahej nga Alessandro Costacurta./IndeksOnline/