75 Mall Live Search
16:23 / E Enjte, 11 Korrik 2024 / Gj. Sh

Askush si James Rodriguez në Copa America, lë prapa edhe Lionel Messin

James Rodriguez po shkëlqen këtë edicion në Kupën e Amerikës.

32-vjeçari është lider i Kolumbisë, duke e kualifikuar në finale, ku do të përballet me Argjentinën, shkruan IndeksOnline.

Kolumbia mbrëm në gjysëmfinale e eliminoi Uruguain, duke e mposhtur me rezultat 1-0.

Rodriguez i cili asistoi te goli i Lerma, fitoi çmimin e lojtarit të ndeshjes.

Kjo ishte hera e katërt që ish-futbollisti i Real Madridit fiton ”Man of the Match”, në pesë ndeshje të luajtura deri tani.

Këtë që e ka bërë James Rodriguez, nuk e ka bërë asnjëherë fituesi i tetë herë topit të artë,m Lionel Messi, i cili po ashtu është në finale të Kupës së Amerikës./IndeksOnline/