75 Mall Live Search
18:45 / E Shtunë, 10 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Askush si Maroko në Kupën e Botës, ky është çelësi i suksesit

Maroko ka shkruar historinë duke kaluar në gjysëmfinale të Kupës së Botës.

Kombëtarja afrikane sot mposhti Portugalinë me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Maroko

Mbrojtja e fortë është çelsi i suksesit për Marokon, pasi deri më tani skuadra e vetme në Kupën e Botës e cila ka pranuar vetëm një gol deri më tani, në pesë ndeshje të zhvilluara.

I vetmi gol që ka pranuar Maroko është një autogol në ndeshjen e grupeve kundër Kanadasë ku fituan me rezultat 2-1.

Në dy ndeshjet e tjera të grupeve Maroku mposhti Belgjikën me rezultat 2-0 dhe barazoi me Kroacinë 0-0.

Në 1/8 e finales, Maroko fitoi ndaj Spanjës me rezultat 1-0 ashtu siç fitoi edhe sot ndaj Portugalisë./IndeksOnline/