14:13 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

Askush s’po i sheh, shkarravinat në muret e një shkolle nga më të mëdhatë, në Prishtinë

Nuk është gjë e pazakontë që objektet shkollore, muret e jashtme të tyre, herë pas here të jenë të mbushura e të mbuluara nga grafite e shkrime të ndryshme e të cilat nuk do të duhej të ishin të vendosura në to.

Një situatë e tillë është paraqitur edhe në shkollën fillore të mesme të ultë ”Hasan Prishtina”, në Prishtinë, muret e së cilës janë të mbuluara me grafitë.

Të shqetësuar me këtë situatë, prindërit po kërkojnë që shkolla, menaxhmenti i saj e po ashtu edhe Drejtoria e Arsimit, të marrin masa, e t’i pastrojnë këto mbishkrime.

Ndonëse çdo fillim vit shkollat renovohen e pastrohen, në bazë të këtyre pamjeve njëjtë nuk mund të thuhet edhe për këtë shkollë./IndeksOnline