75 Mall Live Search
20:36 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / AR

Asllanaj në fushatë: Qytetarët, sondazhi më bindës për fitore

Në vazhdën e takimeve, sot kandidati për deputet nga LDK, Sali Asllanaj, ka mbajtur takim me strukturat e nëndegës në fshatin Dobërdelan, me ç’rast potencoi se përkrahja më e madhe nga njerëzit e vendit të tij, është dëshmia më e mirë për  një fitore në këtë komunë, e në të gjithë Kosovën.

“Përkrahja që po marrim nga qytetarët e Therandës për programin zgjedhor të LDK-së, është sondazhi më bindës për ne”.

Ish kryetari i Komunës së Suharekës, ndër të tjera ka shprehur bindjen e tij se LDK në këto zgjedhje do te dalë fituese,meqë entuziazmi i qytetarëve të vendit dhe besimi në vlera të  LDK-së është i madh.

Me datë 14 Shkurt ne do të festojmë fitoren“, është shprehur Asllanaj në faqen e tij në Facebook.

Nga lista e kandidatëve të LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit, Asllanaj mban numrin 41.