Asllanaj nga Malisheva: Fitorja e LDK-së është afër

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sali Asllanaj, ishte i pranishëm në shpalosjen e programit të LDK-së në Komunën e Malishevës ku u takua me strukturat dhe simpatizantët të kësaj komune.
Ish-kryetari i Komunës së Suharekës Sali Asllanaj, u shpreh tejet i kënaqur nga kjo komunë me mbështetjen që po merr Lidhja Demokratike e Kosovës me programin e saj.
Ai madje përgëzoi Komunën e Malishevës për entuziazmin e fitores.
“Sukseset flasin vetë, përkrahja maksimale, festa e fitores është afër. Urime Malishevë, urime LDK, urime kryeministër”, u shpreh Asllanaj në postimin e tij të bërë në rrjetin social Facebook.
Kandidati për deputet nga LDK-ja Sali Asllanaj, si figurë me një kontribut të jashtëzakonshëm për vite të tëra në LDK, në këto zgjedhje parlamentare të 14 shkurtit mban numrin 41 në listën kandidatëve.