Asllanaj : Programi i LDK-së, më i duhuri !

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Sali Asllanaj, i ftuar në një emision televiziv, shpalosi programin e Qeverisë Hoti për shëndetësi.
Ai foli për pasojat e pandemisë Covid 19 në vendin tonë, planin e LDK-së në imunizimin e qytetarëve nga virusi Korona si dhe prioritetet e Qeverisë Hoti ne fushën e shendetësisë.
Në paraqitjen e tij televizive, ai përmendi 9 kapitujt që LDK do t’i ketë në fokus të programit të tyre në fushën e shendetësisë megjithëse Asllanaj potencoi që viti 2021 do të jetë një vit i shërimit të plagëve nga pandemia Covid.
“Viti 2021 do të jetë vit i shërimit të plagëve nga pandemia Covid 19 dhe LDK do të provojë që shendetësinë t’a ketë prioritet në axhendën e saj”, tha kandidati për deputet nga LDK Sali Asllanaj.
I pyetur se si do të veprojë LDK në imunizimin e qytetarëve dhe vaksinimin në masë sa me të madhe, Asllanaj u pergjigj :
“Nga muaji i ardhshëm do të fillojë vaksinimi dhe imunizimi i qytetarëve do të arrijë deri në 60 %.
Asllanaj foli edhe për realizimin e sigurimeve shendetësore dhe sigurimin e barnave esenciale.
“Ekonomia jonë nuk ka qenë në gjendje t’a perballojë në kohën kur është miratuar ligji për sigurime shendetësore.
Parashihet një financin i përzier, për kategori sociale të luftës e kështu me radhë
Viti 2022 duhet të impelmentohet ligji për sigurime shendetësore si dhe krahas rritjes ekonomike parashihet që lista me barna esenciale të realizohet” përfundoi Asllanaj.
Ndryshe, ish kryetari i Komunës së Suharekës, me profesion mjek i përgjithshëm, gjatë luftës në Kosovë, në Zonën Operative të Pashtrikut, ka shërbyer me profesionin e tij për të gjithë ushtarët dhe banorët e asaj zone.