16:22 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / AR

Asllanaj: Rinia, e ardhmja jonë e ndritur

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Sali Asllanaj, ka vazhduar edhe sot takimet me strukturat e nëndegëve te fshatrave në Komunën e Suharekës.

Para pak çastesh, Asllanaj ka takuar të rinjtë e fshatit Mushtisht me ç’rast u premtoi atyre përkushtimin maksimal në Kuvendin e Kosovës, për këta të rinj që janë e ardhmja jonë, tha ish-kryetari i Komunës së Suharekës Asllanaj.

“Programi qeverisës i LDK-së është adekuat për këta të rinj në zhvillimin e tyre profesional, për shumë vende të reja pune, në menyrë që potenciali i këtyre të rinjve, të shfrytëzohet për shtetin tonë, sepse vetëm kështu e bëjmë shtetin SHTET, të zhvilluar në të gjitha fushat”, përfundoi Asllanaj që në këto zgjedhje në listën e kandidatëve për deputetë mban numrin 41.