75 Mall Live Search
21:05 / E Diele, 28 Janar 2024 / Gj. Sh

Asllani bën asist, Interi kalon në epërsi ndaj Fiorentinas

Skuadra e Interit ka shënuar golin e epërsisë ndaj Fiorentinas në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Serie A.

Golin për 0:1 e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 15’të, shkruan Indeksonline

Martinez realizoi gol me kokë pas një asisti nga Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë.

Kujtojmë që ky ishte goli i 19-të i sulmuesit argjentinas këtë sezon në Serie A./Indeksonline/