75 Mall Live Search
16:13 / E Martë, 03 Mars 2026 / Gj Sh

Asllani bind drejtuesit e Besiktasit, synojnë blerjen përfundimtare

Kristjan Asllani ka bindur drejtuesit e Besiktashit brenda pak kohësh.

Skuadra turke po synon blejrjen përfundimtare të mesfushorit shqiptar në afatin kalimtar të verës, shkruan IndeksOnline.

Besiktash do të nis bisedimet me Interin për të blerë komplet kartonin e tij, por nuk janë të gatshëm të puuajnë shifren prej 11 milionë eurove në klouzolen e vendosur nga zikaltërit.

Drejtuesit e klubit e shohin Asllanin si element kyç për projektin e tyre dhe në fund të sezonit synojnë ta blejnë përfundimisht.

Ata do të negociojnë me Interin për të ulur çmimin e transferimit të 23-vjeçarit.

Asllani u transferua te Besiktashi në formë huazimi gjatë muajit janar, ku kaluajtur katër ndeshje, prej të cilavae ka bërë një asist./IndeksOnline/