75 Mall Live Search
13:37 / E Martë, 18 Mars 2025 / L A

Asllani: Me Anglinë futemi në fushë për fitore

Krisjtan Asllani ishte i pranishëm në konferencën e shtypit për të folur për duelet me Anglinë dhe Andorrën.

Mesfushori i Interit theksoi se skuadra po përgatitet mirë dhe do të japin maksimumin për të marrë rezultat.

Çfarë presim nga Asllani? Nuk e di çfarë prisni nga Asllani. Janë fjalë gazetarësh, unë këtu jam për të luajtur për skuadrën dhe ja gjithçka për ekipin. Jemi stërvitur ditën e djeshme, do të stërvitemi edhe ditët e ardhshme. Jemi të foksuar për këtë përballje. Do të luajmë me shpirt dhe zemër. Anglia është një kundërshtar i fortë dhe ne e dimë se ata do të kenë edhe zotërimin e topit. Por ne do të luftojmë dhe do të shkojmë atje për rezultat pozitiv”.

“Vetëm humbje ndaj Anglisë? Ndeshja fillin 0-0 dhe ne do të japim gjithçka për të marrë rezultat pozitiv. Do të hyjmë në fushë vetëm për fitoren.”

“A keni folur me shokët për këtë përballje? Në fakt të gjithë janë tallur me ne. Na thonë do të pësoni 5-6 gola dhe do të shkoni në shtëpi. Ne do të hyjmë në fushë për të luajtur fort. E dimë se do na sulmojnë se kanë lojtarë të shpejtë, por ne nuk kemi asgjë për të humbur. Ekipi ka shumë harmoni dhe skuadra është e mirë. Të gjithë duan të ikin në Botëror dhe do të luftojnë shumë.”

“Mesazh për tifozët për mbështetje? I presim tifozët, na duhen. Na duhen. I falënderojmë tifozët që kanë ardhur me ne në Europian. Shpresoj të na mbështesin edhe në duelin me Andorrën”, ka përfunduar Asllani.