75 Mall Live Search
08:44 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / G T

Asllani pas ndeshjes mbrëmë: Kemi kimi të pabesueshme mes vete

Skuadra e Interit shënoi fitore 2:0 ndaj Udineses në 1/8 e finales së Kupës së Italisë.

Gol në këtë takim shënoi edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, mesfushori “kuqezi” tha se skuadra e tij ka një grup fantastik.

“Kemi një grup fantastik, ka kimi të pabesueshme edhe jashtë fushës, dalim bashkë. Ka të rinj, ka përvojë dhe duhet të vazhdojmë të bashkuar si skuadër”, u shpreh Asllani pas ndeshjes

Mesfushori “kuqezi” luajti vetëm deri në minutën e 63’të dhe më pas u zëvendësua nga turku, Hakan Calhanoglu./Indeksonline/